Bota

Gjukanoviç thirrje zyrtarëve evropianë: Mbroni rajonin nga ndikimi i palëve të treta

27 Tetor 2021, 11:56 Nga DOSJA
Gjukanoviç thirrje zyrtarëve evropianë: Mbroni rajonin nga

MAL I ZI– Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç u shpreh se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbrojtje më vendimtare nga ndikimi i palëve të treta.

Gjukanoviç theksoi nevojën për një nxitje dhe angazhim të qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE dhe kërkoi “mbrojtje më të vendosur dhe më të menduar të rajonit nga ndikimi malinj i palëve të treta, i cili nuk është vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe në Evropë”.

Sipas Express, këto deklarata të Gjukanoviç erdhën gjatë një takimi me anëtarët e delegacionit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë të cilët janë në një vizitë studimore në Mal të Zi dhe në rajon.

Në një komunikatë të Kabinetit të Presidentit malazez thuhet se zyrtarët evropianët kanë shprehur interesim për pikëpamjen e Gjukanoviçit për situatën në Mal të Zi dhe rajon, mundësitë për zgjidhjen e krizave të brendshme politike, por edhe marrëdhëniet dhe pasojat gjeopolitike.

Në komunikatë thuhet se Gjukanoviç u konfirmoi përfaqësuesve të Këshillit se diskutimet mbi rajonin janë të rëndësishme për stabilitetin e Evropës, por edhe për fuqinë dhe prestigjin e mëtejshëm të NATO-s.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ballkani perendimor integrimi i ballkanit perendimor milo gjukanoviç ballkani perendimor integrimi i ballkanit perendimor milo gjukanoviç

Sondazh

Poll