Bota

Kurti takon sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, temë diskutimi dialogu me Serbinë

27 Tetor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Kurti takon sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, temë

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, kanë pritur sot në takim sekretaren e përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Helga Maria Schmid.

Gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar rreth dialogut me Serbinë ku Kurti tha se bosht i tyre duhet të jetë njohja reciproke, dhe se pritoritet i Kosovës mbeten të zhdukurit gjatë luftës.

Sipas komunikatës së qeverisë, zëvendëskryeministri Bislimi duke folur për dialogun dhe rezultatet që priten nga ai i konsideroi të papranueshme provokimet nga Serbia.

Kurti e njoftoi sekretaren Schmid me punët dhe progresin e Qeverisë në këta 7 muaj qeverisje, për rritjen ekonomike dhe reformat e filluara në drejtësi dhe në veçanti theksoi përkushtimin për zhvillimin e arsimit dual si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. U diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim dhe integrim, porse ritheksoi se nuk përkrah nisma rajonale ku nuk është prezent e pjesëmarrëse BE-ja”, thuhet nga qeveria.

Ndërkohë nga ana e saj, Schmid e përgëzoi kryeministrin Kurti për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për përgatitjen e infrastrukturës ligjore, si fazë e parë për procesin e vetingut si dhe për progresin mbresëlënës në shumë fusha. Ajo shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe ekspertizës për qeverinë, në përputhje me nevojat e institucioneve dhe fushëveprimin e OSBE-së.

Të pranishëm në takim ishin edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, zëvëndësambasadori Kilian Wahl, zyrtarja e Qendrës për Parandalimin e Konfliktit, Mariana Roibu, dhe zyrtarja ekzekutive e sekretares së përgjithshme, Juliane Ziegler.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti besnik bislimi dialogu kosove-serbi helga maria schmid albin kurti besnik bislimi dialogu kosove-serbi helga maria schmid

Sondazh

Poll