Bota

‘Kurti gjatë kthimit nga puna me autobus’, Ganimete Musliu ironizon kryeministrin

27 Tetor 2021, 10:45 Nga DOSJA
‘Kurti gjatë kthimit nga puna me autobus’, Ganimete Musliu

KOSOVË– Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe eskortën e tij.

Musliu ka publikuar një video në Facebook ku shihet se në rrugë kalon Kurti me eskortën e tij. Videon ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin “Albin Kurti gjatë kthimit nga puna me autobus”.

Postimi i bërë rreth 1 orë më parë menjëherë ka marrë qindra komente nga ndjekësit e deputetes kur disa prej tyre kanë kujtuar një deklaratë të 2013 të Kurtit ku thoshte: ‘Ata kanë xhipa ne duam trotuare’

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni   ganimete musliu albin kurti kosove   ganimete musliu albin kurti kosove

Sondazh

Poll