Bota

Shfrytëzonin vajzën e mitur për prostuticion, arrestohet nëna dhe 6 burra në Izrael

27 Tetor 2021, 10:25 Nga DOSJA
Shfrytëzonin vajzën e mitur për prostuticion, arrestohet

IZRAEL– Një grua 40-vjeçare, banuese në qytetin izraelit “Or Yehuda” u arrestua këtë të martë, pasi u zbulua se shfrytëzonte vajzën e saj 15-vjeçare për prostuticion. Ajo bashkëvepronte me një person të dyshuar si partneri i saj dhe gjashtë burra të tjerë. Sipas policisë ata e detyruan vajzën të ofronte shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Njësia Qëndrore e Policisë Rajonale të Tel Avivit, hetoi grupin gjatë muajve të fundit, pasi morën raporte për persona që po shfrytëzonin një të mitur për prostuticion. Shërbimet porositeshin nga interneti ose bëshin direkt përmes nënës së vajzës. Gjatë hetimeve u mblodhën prova të mjaftueshme për të fajsuar nënën, e dyshuara kryesore si tutore e vajzes. Ajo mendohet të ketë përfituar shuma të mëdha parash, të cilat i përdorte për shpenzime familjare.

Burimi: The Jerusalem Post

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota izrael prostitucion i te miturve shfrytezim prostitucioni izrael prostitucion i te miturve shfrytezim prostitucioni

Sondazh

Poll