Aktualitet

Reshat Arbana: T’i mbrojmë njerëzit e zemrës nga transmetimi i virusit

27 Tetor 2021, 06:13 Nga DOSJA

TIRANË– Aktori i mirënjohur shqiptar Reshat Arbana ka përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ai kërkon që secili prej nesh të mbrohet nga virusi duke u vaksinuar. Mesazhi i tij i cili është përcjellë nga kryeministri Edi Rama në ‘Facebook’ thotë se secili prej nesh duhet të mbrojë njerëzit e zemrës nga transmetimi i virusit.

“Të mendojmë më shumë mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. Ti ruajmë e ti mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, thuhet në mesazhin e Arbanës.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama reshat arbana vaksinimi masiv ne shqiperi edi rama reshat arbana vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll