Politike

Sherri me Bardhin, Bejtja: Mua më vodhën një mik, një shok fëmijërie, Xhuvanin

26 Tetor 2021, 20:20 Nga DOSJA
Sherri me Bardhin, Bejtja: Mua më vodhën një mik, një shok

TIRANË– Zëvendësministri i Energjitikës, Ilir Bejtja ka deklaruar se për të paktën 3-4 vite, shqiptarët nuk do të njohin një rritje të çmimit të energjisë elektrike. I ftuar në studion e Report Tv, Bejtja komentoi edhe një herë tjetër debatin e ashpër që pati me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Sipas Bejtjes, e gjitha nisi pasi Bardhi e quajti “hajdut”. Zv.ministri tha se ia kujtoi përfaqësuesit të Partisë Demokratike vrasjen e Aleksandër Xhuvanit në Elbasan sepse këtë të fundit e kishte pasur mik fëmijërie.

“Për disa njerëz t’i thuash hajdut është privilegj, për mua është sakrilegj, dhe nuk e toleroj askujt që të më ofendoj. Ai mua më ka vjedhur një mik, një shok të fëmijërisë, një doktor, një mjek, la një vajzë pa babanë e vet, me duart në xhepa e ka vrarë, kam parë dhe reagimin e zotit Bardhi, dhe në asnjë çast ai nuk ka dalë që të thotë distancohet, ai nuk e ka bërë këtë, dhe pastaj të drejtojë gishtin te të tjerë,”- tha Bejtja.

Mbledhja në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate, të cilat kanë bërë që të ndërpritet seanca. Zëvendësministri i Energjise, Ilir Bejtja ka diskutuar me deputetin Gazment Bardhi, ndërsa i është drejtuar se në Elbasan një njeri ka mbetur i vdekur për shkak të tij. Bardhi i kërkoi që të dilte jashtë, ndërkohë që e quajti hajdut.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi ilir bejtja gazment bardhi ilir bejtja

Sondazh

Poll