Politike

VIDEO/ Analiza e zgjedhjeve, Gjiknuri mbledh drejtuesit e PS-së në rrethe

26 Tetor 2021, 19:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Analiza e zgjedhjeve, Gjiknuri mbledh drejtuesit e PS-së në

DURRËS-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, së bashku me Sekretarin Organizativ, Blendi Klosi dhe Sekretarin për Dixhitalizimin, Etjen Xhafaj kanë zhvilluar një mbledhje me kryetarët e Partisë në 61 bashkitë e vendit. Thelbi i takimit ishte ecuria e procesit të analizës postzgjedhore si dhe procesi i regjistrit të anëtarësisë.

Ndërkohë që pas përfundimit të takimit, Gjiknuri u shpreh se analiza e bërë ditën e sotme në Durrës, ishte e nevojshme pasi sipas tij Partia Socialiste ka hyrë në një fazë rikonstruktimi. Ai shtoi se eksperiencat e mëparëshme në zgjedhje do të shërbejnë për krijimin e në platforme të mirëfilltë elektorale.

“Patëm rastin të mbledhim të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste në të gjitha Bashkitë. Ishte një analizë në lidhje me ecurinë e procesit të analizës post-zgjedhore dhe njëkohësisht edhe ecurisë së procesit të regjistrimit të anëtarësisë. Është një analizë e nevojshme pasi Partia Socialiste ka hyrë në një fazë intensive të ristrukturimit, që do të thotë përgatitja e partisë ndërmjet periudhave zgjedhore për të qenë gati në çdo moment. Eksperiencat e krijuara në zgjedhjet e fundit dhe përmirësimet e nevojshme që do të dalin nga procesi i analizës do i konkludojmë me përgatitjen e një platforme të mirëfilltë elektorale organizimi, që Partinë Socialiste ta konsolidojmë si forcën më të organizuar politike. Gjithmonë për të çuar përpara interesat e publikut shqiptar. Frytet e këtij takimi besoj se do reflektojnë në qasjen strategjike të Partisë Socialiste. Sekretari Digjital dhe Sekretari Organizativ janë dy komponentët e nevojshëm për ta bërë shumë efektiv organizimin e Partisë Socialiste”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë Klosi gjatë mbledhjes u shpreh se organizimi struktural i Partisë Socialiste si dhe rikthimi i forcës në këtë parti është fokusi kryesor si dhe shtoi se partia duhet të jetë aktive gjithashtu edhe jashtë proceseve zgjedhore. Ndërsa nga ana tjetër Xhafaj shtoi se duhet të bëhet një regjistër dixhital për të gjithë anëtarësinë efektive, pasi sipas tij ky regjistër do të bëjë më të lehtë komunikimin e personave me njëri-tjetrin por edhe me drejtuesit e PS-së.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bklendi klosi damian gjiknuri etjen xhafaj gjiknuri mbledh drejtuesit e ps bklendi klosi damian gjiknuri etjen xhafaj gjiknuri mbledh drejtuesit e ps

Sondazh

Poll