Politike

Meta në TKOB: Dita botërore e Operas, i lumtur në këtë mbrëmje 

26 Tetor 2021, 19:02 Nga DOSJA
Meta në TKOB: Dita botërore e Operas, i lumtur në këtë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar në Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me rastin e Ditës Botërore të Operas ditën e djeshme ku dhe ka ndjekur kryeveprën siç e quan edhe ai, “La Traviata” të Giuseppe Verdit. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se ishte i lumtur që në atë mbrëmje u promovuan talente të reja të teatrit.

Postimi i Plotë:

Dje në Ditën Botërore të Operas, me shumë kënaqësi ndoqa vënien në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të një prej kryeveprave të Giuseppe Verdit, “La Traviata”. I lumtur, që në këtë mbrëmje artistike u promovuan talentet e reja të TKOB, të cilët i merituan plotësisht duartrokitjet e zjarrta të artdashësve të pranishëm.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike giuseppe verdi ilir meta tkob giuseppe verdi ilir meta tkob

Sondazh

Poll