Politike

Kaos! Qytetarët i sulen demokratit për t’i marrë mikrofonin, burri: Ju ka çuar Rama

26 Tetor 2021, 17:03 Nga DOSJA
Kaos! Qytetarët i sulen demokratit për t’i marrë

KAVAJË– Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Kavajë është trazuar pasi një qytetar kërkonte llogari nga kryeministri Edi Rama për të bijën, por hasi në kundërshtinë e të pranishmëve të tjerë.

Qytetari mori mikrofonin gjatë takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Kavajës dhe tha se kishte shtatë vite pa e parë vajzën e tij me sy, por të pranishmit e tjerë e kërkuan t’i merrnin mikrofonin. Qytetari i konsideroi ata si ‘të dërguarit’ e kryeministrit Edi Rama dhe këtu situata në ambient u kthye në kaos.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Edvin Rama kam 7 vite që nuk e shikoj vajzën time me sy, që kur ka qenë 13 vjeçe. Një vit pa i dëgjuar zërin. Ku është Edi Rama në këtë çast? Në këto raste? Në Itali erdhi dhe më pyeti një zonjë, me kë je me Ramën apo Berishën? Dhe unë përgjigjen ia dhashë…

Asistentja e Berishës: Ju lutem, lëreni ta përfundojë

Qytetari: O doktor…

Asistentja e Berishës: Ok, ok…Ju lutem mikrofonin…

LAJM KRYESOR:Takimi! Berisha nis “Foltoren”, demokratët e presin që tek “Shkëmbi i Kavajës”

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kavaje aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kavaje

Sondazh

Poll