Bota

RAPORTI: Stafi i Baldwin përdori plumba të vërtetë, qëllonin me armë kanoçe birre

27 Tetor 2021, 05:53 Nga DOSJA
RAPORTI: Stafi i Baldwin përdori plumba të vërtetë,

SHBA– Stafi i aktorit Alec Baldwin përdori në sheshxhirim plumba të vërtetë. Kjo është ajo që doli pas raportit të ri të publikuar. Anëtarë të stafit të xhirimeve e kishin përdorur armën që Baldwin vrau kineasten, për të qëlluar disa kanoçe birre teksa shtynin kohën. Me mediat kanë folur disa persona të shesh-xhirimit dhe kanë zbuluar detaje të tjera nga ngjarja që tronditi botë, ku mbeti i plagosur edhe regjisori i filmit.

Para se të ndodhte tragjedia, asistenti i parë i regjisorit David Halls u tha anëtarëve të ekuipazhit se revolveri që po i dorëzohej Baldwin-it, ishte një ‘armë e ftohtë’, një term i përdorur nga kineastët për të treguar se arma është e sigurt për t’u përdorur dhe jo e ngarkuar me municion të vërtetë, por as ai nuk ishte në dijeni të asaj çfarë kishte ndodhur më parë.

Stafi punonte me buxhete staf të shkurtuar dhe të gjithë ishin të pakënaqur me rrogat e tyre, kjo çoi edhe në pakujdesinë që mori një jetë.

Akuzat penale nuk përjashtohen si mundësi në lidhje me ngjarjen ku humbi jetën kineastja dhe u plagos regjizori si pasojë e të shtënave aksidentale fatale nga aktori Alec Baldwin në sheshxhirimin e një filmi western, sipas prokurorëve vendas.

Baldwin qëlloi për vdekje drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins si dhe la të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij.

Burimi: LADBIBLE

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota kryesore alec baldwin tragjedia ne filmin rust alec baldwin tragjedia ne filmin rust

Sondazh

Poll