Bota

FDA miraton vaksinën Pfizer për përdorim te fëmijët 5 vjeç

26 Tetor 2021, 20:57 Nga DOSJA
FDA miraton vaksinën Pfizer për përdorim te fëmijët 5

SHBA- Vaksina anti-Covid e Pfizer dhe BioNTech ka marrë miratim për përdorim te fëmijet mbi 5 vjeç. Reuters shkruan se një komitet këshillues me ndikim i Administratës së Ushqimit dhe Barnave votoi të martën në favor të miratimit të vaksinës për përdorim tek fëmijët e vegjël, duke përcaktuar se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj.

Miratimi i vaksinës mori 17 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim, nga Komiteti Këshillimor i FDA-së për Vaksinat dhe Produktet Biologjike të Përafërta. Për fëmijët është miratuar një dozë 10 mikrogram, e cila është sa një e treta e dozës së administruar tek të moshuarit.

Në ditët në vijim, FDA pritet të lëshojë një autorizim përdorimi emergjent për të lejuar administrimin e vaksinës tek të rinjtë. Më pas, një komitet këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të shqyrtojë të dhënat dhe do të votojë nëse CDC duhet të rekomandojë përdorimin e vaksinës.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota biontech fda pfozer biontech fda pfozer

Sondazh

Poll