Bota

Operacioni nga Europol/ Përdornin ‘Dark Web’, 150 arrestime për trafik droge

26 Tetor 2021, 15:36 Nga DOSJA
Operacioni nga Europol/ Përdornin ‘Dark Web’, 150 arrestime

SHBA– Finalizohet operacioni “DarkHunTOR”! Europol ka “goditur” një nga kompanitë më të mëdha në Dark Web që ka sjellë prangosjen e 150 personave në disa shtete të ndryshme. Sipas njoftimit zyrtar, 65 persona u arrestuan në SHBA, 47 në Gjermani, 24 në Britani, 4 në Holandë, 3 në Francë, 2 në Zvicër dhe një në Bullgari.

Gjatë aksionit, Policia ka sekuestruar gjithashtu 26.7 milionë euro cash dhe valuta elektronike si dhe drogë, më konkretisht 25 mijë tableta ekstazi. Por janë gjetur edhe 45 armë zjarri.

Shumica e 150 të arrestuarve konsiderohen si “tregtarët” më të mëdhenj aktivë në Dark Web, e merren me shitjen e dhjetëra mijëra artikujve në “botë e errët” të internetit, si në Europë ashtu edhe në SHBA.

Ndërkohë që së fundmi në Dark Web, tashmë kanë filluar edhe shit-blerjet e vaksinave kundër koronavirusit dhe certifikatave të rreme të vaksinimit.

Marrë nga Newsbomb.gr

(s.b.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota europol operacioni darkhuntor europol operacioni darkhuntor

Sondazh

Poll

Bota 26 Tetor 2021, 13:37

Barbel Bas zgjidhet presidente e Bundestagut

GJERMANI– Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikanja e SPD-së, Bärbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 7...