Bota

E RËNDË NË ITALI/ I ati i dhunonte, mamaja vret dy vajzat e mitura

26 Tetor 2021, 15:33 Nga DOSJA
E RËNDË NË ITALI/ I ati i dhunonte, mamaja vret dy vajzat e

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali. Ansa.it shkruan se një grua ka vrarë dy vajzat e saj të mitura. Mësohet se vajzat ishin njëra 11 vjeç ndërsa tjetra 3 vjeç.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Veronës, ndërkohë që shkaqet që e shtynë gruan të bënte këtë gjë ende nuk dihet se cilat janë. Pasi kreu aktin, nëna e dy fëmijëve është larguar nga banesa dhe ndodhet në kërkim, ndërsa policia u njoftua nga një i afërm, i cili kishte gjetur trupat e pajetë të fëmijëve.

Gruaja dhe dy vajzat e saj qendronin në një komunitet të vendosur nga Gjykata për shkak se ishin në proces gjyqësor, për shkak të dhunës nga babai. Prona, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio. Dy vajzat ishin larguar nga shtëpia e tyre me një dispozitë të Gjykatës për të Mitur pas sjelljes së dhunshme të babait të tyre, një burrë që dyshohet se kishte probleme me varësinë nga droga.

Nëna, aktualisht në kërkim dhe vajzat ishin vendosur në shtëpinë “Mamma Bambino” që në janar të vitit 2021. Në Verona ata kishin të afërm të tjerë. Magjistratura përgjegjëse për hetimet, prokurorja Maria Federica Ormanni, ka urdhëruar ndërkohë kryerjen e autopsisë për dy viktimat, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota maria federica ormanni vrasje e dyfishte ne itali maria federica ormanni vrasje e dyfishte ne itali

Sondazh

Poll

Bota 26 Tetor 2021, 13:37

Barbel Bas zgjidhet presidente e Bundestagut

GJERMANI– Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikanja e SPD-së, Bärbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 7...