Bota

Rritet rastet me Covid-19 në Kosovë, 20 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orë

26 Tetor 2021, 13:07 Nga DOSJA
Rritet rastet me Covid-19 në Kosovë, 20 të infektuar dhe

KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së shëndetësisë janë regjistruar ndërkohë 20 raste të reja, duke patur një rritje të dukshme krahasuar me javët e fundit.

Ndërkohë janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

26 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

Në total numri i rasteve aktive është 427.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove ministria e shëndetësisë në kosovë vaksinimi ne kosove koronavirusi ne kosove ministria e shëndetësisë në kosovë vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll