Bota

E FORTË! Rasti ‘Kavala’ shkakton trazira në Turqi, DW: Çavusoglu kërcënoi Erdoganin

26 Tetor 2021, 14:48 Nga DOSJA
E FORTË! Rasti ‘Kavala’ shkakton trazira në Turqi, DW:

TURQI– Trazira në qeverinë turke. DW ka shkruar në një artikull se ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu kërcënoi presidentin Recep Tajip Erdogan për anulimin e vendimit për depërtimin e ambasadorëve të huaj që ishin pro lirimit të Osman Kavalës.

Sipas artikullit, Mevlut Çavusoglu ishte në Korenë e Jugut të shtunën kur Erdogan njoftoi se kishte urdhëruar që 10 ambasadorët të shpalleshin “persona të padëshiruar” në Turqi.

“Nëse ambasadorët shpallen persona non grata, unë do të detyrohem të largohem nga ministria”,- mësohet se i ka dhënë kryediplomati presidentit turk, duke i arsyetuar se përse nuk mund ta merrte atë vendim.

Disa ditë më parë Erdogan bëri thirrje për dëbimin e ambasadorëve të dhjetë vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Francën, të cilët bashkë-nënshkruan një thirrje për lirimin e biznesmenit turk 64-vjeçar. Osman Kavala ndodhet në burg që nga fundi i vitit 2017, i akuzuar për financim të demonstratave dhe pjesëmarrje në grushtin e dështuar të 2016. Por ky i fundit i mohon akuzat e ngritura ndaj tij, duke insituar në lirimin e tij.

Marrë nga DW Turqi

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mevlüt çavuşoğlu osman kavala rasti kavala recep tayip erdogan mevlüt çavuşoğlu osman kavala rasti kavala recep tayip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 26 Tetor 2021, 13:37

Barbel Bas zgjidhet presidente e Bundestagut

GJERMANI– Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikanja e SPD-së, Bärbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 7...