Bota

Përdhunimi i 15-vjeçares në Pejë, kërkohet shkarkimi i gjyqtares dhe prokurores

26 Tetor 2021, 14:24 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares në Pejë, kërkohet shkarkimi

KOSOVË – Përpara Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe para Këshillit Prokurorial janë mbledhur përfaqësues nga organizata për të drejtat e grave. Ata janë mbledhur për të kundërshtar dënimin e ulët që i është përdhunuesit të një vajze 15 vjeçare në Pejë, Kosovë.

Përfaqësuesit kanë kërkuar shkarkimin e prokurores dhe gjyqtares që janë marrë me rastin dhe kanë vendosur banera në muret e institucioneve të drejtësisë.

Ata kanë paraqitur kërkesat e tyre për shkarkimin e prokurores dhe gjyqtares së rastit. Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist tha se KPK dhe KGjK po dhunojnë vajzat dhe gratë dhe ata do të kërkojnë llogari për këtë vendim që kanë marrë.

“Ne do të kërkojmë llogari nga secili zyrtar publik përgjegjës për marrjen e këtij vendimi. Kërkesat tona janë që të hetohet përgjegjësia disiplinore e gjyqtares së rastit, të shkarkohet gjyqtarja e rastit, të ofrohet transparencë e plotë për rastin”, tha ajo.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Agim Kurmehaj, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, s që të rishqyrtojë ankesën e prokurores Lirije Morina dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me përgjigjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora 15 vjecarja ne peje kolektivi për mendim dhe veprim feminist liridona sijarina pejë perdhunohet 15 vjecarja ne peje 15 vjecarja ne peje kolektivi për mendim dhe veprim feminist liridona sijarina pejë perdhunohet 15 vjecarja ne peje

Sondazh

Poll

Bota 26 Tetor 2021, 13:37

Barbel Bas zgjidhet presidente e Bundestagut

GJERMANI– Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikanja e SPD-së, Bärbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 7...