Bota

Ndalimi i boksierëve në kufi, Rohde: Shembull i trishtë i një Ballkani të mbyllur

26 Tetor 2021, 13:25 Nga DOSJA
Ndalimi i boksierëve në kufi, Rohde: Shembull i trishtë i

KOSOVË– Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka reaguar pasi ekipi i Kosovës në boks nuk u lejua të futej në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator që po mbahet në Beograd.

Në një postim në Twitter, Rohde tha se ky veprim shkon në kundërshtim me shkëmbimin sportiv she kulturor që duhet të ketë midis palëve.

Siç tha dje një zëdhënës i BE-së, pajtimi afatgjatë midis shoqërive fillon me shkëmbime intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë. Politizimi i sporteve nuk është kurrë një ide e mirë. Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në kampionatin botëror shkon në drejtim të kundërt. Ky është një shembull i trishtueshëm i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur”, shkroi Rohde në Twitter.

Delegacioni i boksit i Kosovës i përbërë nga tre boksierë, sekretari i Federatës dhe selektori nuk u lejuan të futeshin në Serbi në të treja tentativat e kryera Paso ju kërkua që të hiqnin simbolet e Kosovës.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni federata e boksit te kosoves jorn rohde sportistet kosovar ndalohen ne kufi federata e boksit te kosoves jorn rohde sportistet kosovar ndalohen ne kufi

Sondazh

Poll