Bota

“Nuk do të ketë luftë”, Escobar flet për BiH: Fokusohuni tek zhvillimi ekonomik

26 Tetor 2021, 13:00 Nga DOSJA
“Nuk do të ketë luftë”, Escobar flet për BiH:

SHBA– I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u shpreh se nuk do të ketë luftë në Bosnjë e Hercegovinë. Ai tha për Al Jazeera se presidenti serb Aleksanër Vuçiç do ta shijojë suportin e SHBA-së për aq kohë sa vazhdon të ndjekë drejtimin europian.

“Marrdhënia jonë me Serbinë nuk është as e mirë as e keqe, është e komplikuar. Shpresoj që kjo marrdhënie në zhvillim, që kemi me Serbinë, do të ndihmojë stabilitetin në rajon. Nuk do të ketë luftë në BiH dhe nuk e kuptoj pse njerëzit po flasin për luftë. Duhet të ishin duke folur për zhvillimin ekonomik. Kur njerëzit shkojnë drejt kutive të votimit, mendoj se kanë opsione të qarta mes atyre që duan të vijojnë ndarjet etnike të 1990-ës dhe të atyre që ecin përpara,” tha ai.

Escobar nuk e ka njoftuar ende vizitën e tij në rajon, por tha se është momentalisht duke folur me disa zyrtarë për situatën në këtë zonë dhe se si rajoni mund të ecë përpara.

Burimi: N1

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni bosnje e hercegovinë gabriel escobar serbia bosnje e hercegovinë gabriel escobar serbia

Sondazh

Poll