Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nesër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare

26 Tetor 2021, 09:53 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë, nesër pritet shpallja e rezultateve

KOSOVË– Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR) në Kosovë, sot po vijon numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas Zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë ditës së sotme do të numërohen 15 mijë e 482 fletëvotime. Prej tyre janë 12 mijë e 960 fletëvotime me kusht, kurse 2 mijë e 522 fletëvotime të personave me nevoja të veçanta.

Gjithashtu Elezi tha se me përfundimin e numërimit të sotëm, nesër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor.

Mundet që gjatë ditës së mërkurë me datë 27 tetor të shpallet rezultati përfundimtar të zgjedhjeve të rangut të parë, për kryetar të komunave”, ka thënë ai.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, që do të mbahet më 14 nëntor 2021. Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në balotazh në 12 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë komuna.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll