Bota

Rritja e çmimeve të shportës, Kurti: Nuk ka faj qeveria, bëni durim

26 Tetor 2021, 10:46 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve të shportës, Kurti: Nuk ka faj qeveria,

 KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth rritjes së çmimeve ku u shpreh se kjo nuk ka ndodhur për faj të qeverisë.

Me anë të një statusi në Facebook, Kurti tha se Kosova i është ekspozuar një inflacioni që ka ndikuar në rritjen e çmimeve sikurse e gjithë bota. Ai ka kërkuar nga qytetarët qetësi e durim, duke paralajmëruar që ditët në vijim do të përgatitet një pako masash nga ana e qeverisë.

“Kosova, sikurse e gjithë bota, i është ekspozuar një inflacioni që kryesisht vie si rezultat i katër faktorëve: shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë, rikthimit të konsumit global më shpejt sesa që mund të përshtatej prodhimi i cili gjatë pandemisë ishte stopuar, rritja në nivel global e çmimit të energjisë dhe spekulantët e ndryshëm që bëhen profiterë të krizave. Shkalla e inflacionit sipas Agjencisë së Statistikave në fund të muajit shtator ishte 4.9%, gjë që është në linjë me ngritjen globale të çmimeve për disa produkte”, ka shkruar Kurti.

Kreu i Qeverisë ju kundërpërgjigj edhe atyre që i rikujtuan disa deklarata të tij të mëparshme që përkonin me fushatën parazgjedhore ku ai tregonte se si me qeverisjen e tij do të uleshin çmimet e produkteve bazike.

Kurse ata që po fajësojnë Qeverinë tani, kurrë nuk e kanë pasur brengë çmimin e bukës, e as hallet e qytetarëve. Përndryshe do të kishin reaguar me kohë kur zaptohej toka bujqësore. Për 10 vite, më se gjysmë miliardë euro të taksave i kanë shpenzuar për bujqësi, e produktiviteti bujqësor ka pësuar rënie, sepse subvencionet nuk u shkonin bujqve por xhepave të miqve të tyre”, shkroi Kurti. Sipas tij, ata janë “po të njëjtit që nuk thanë asnjë fjalë kur fabrika e vajit në Ferizaj ishte shitur për skrap. E tani ankohen për çmimin e vajit të importuar!.”-vijoi Kurti.

Postimi i plotë:

(d.a/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti rritja e cmimeve ne kosove albin kurti rritja e cmimeve ne kosove

Sondazh

Poll