Bota

Masat anti-Covid në Itali! Kategoritë që mund të udhëtojnë, rregulli për shqiptarët

26 Tetor 2021, 07:21 Nga DOSJA
Masat anti-Covid në Itali! Kategoritë që mund të

ITALI– Kanë hyrë në fuqi ditën e sotme masat e reja anti-COVID nga qeveria italiane. Vendi fqinj ka forcuar masat kufizuese për udhëtimet drejt Italisë, për të përballuar situatën e rënduar të pandemisë. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme italiane, ka njoftuar se vetëm kategori njerëzit me motive të veçanta lëvizjeje do të mund të udhëtojnë drejt Italisë.

Këto kategori përfshijnë individë që duhet të udhëtojnë për punë, probleme shëndetësore, studime, përsona që kthehen në rezidencën e tyre, familjarë të personave që kanë leje qëndrimi në Itali. Por do të lejohen edhe persona, të cilët kanë marrëdhënie emocionale të provuar me një rezidentë në Itali, sportistë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive me interes kombëtar.

Individët që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, do të duhet të kryejnë një karantinim 10 ditor, e më pas do të duhet t’i nënshtrohen një tamponi molekular apo antigjenik. Këto masa do të jenë në fuqi deri më 15 dhjetor 2021.

Njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni italia mbyll kufinjte pandemia udhetimet drejt italise italia mbyll kufinjte pandemia udhetimet drejt italise

Sondazh

Poll