Politike

VD-Borxhet e ujësjellësit ndaj OSHEE, ministrja: S’i detyrojmë dot të paguajnë

26 Tetor 2021, 11:49 Nga DOSJA
VD-Borxhet e ujësjellësit ndaj OSHEE, ministrja: S’i

TIRANË– Në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate të forta mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputete demokrat Alfred Rushaj. Debatet nisën në lidhje me borxhet që ujësjellësi i ka OSHEE.

Balluku tha se në total janë 11.5 miliardë lekë borxhe, por se nuk ka asnjë instrument që t’i detyrojë që të paguajnë pasi nuk mund ta mbyllin dhe të lënë pa ujë popullsinë, duke i thënë se Bashkia aktualisht po paguan borxhet që janë lënë nga Basha.


DEBATI:

Rushaj: Sa janë borxhet që kanë shoqëritë ndaj OSHEE?

Balluku: Kemi 11.5 miliardë lekë borxhe nga ujësjellësi është një çështje e vjetër. Borxhi i ujësjellësve vazhdon të rritet dhe ne nuk kemi një instrument që t’i detyrojmë ato që të paguajnë sepse i bie të lëmë popullatën pa uji.

Spaho: A nuk gjeni zgjidhje për t’i falur, se s’kemi për t’i mbledhur dhe të gjejmë një zgjidhje për të mos rritur më tej detyrimet?

Rushaj: Ujësjellësit i ka nën kontroll qeveria nëpërmjet kryebashkiakëve

Braçe: Sa është borxhi që ka lënë Lulzim Basha kur drejtori bashkinë e Tiranës?

Rushaj: Borxhi i ujësjellësit është rritur sepse nuk është menaxhuar mirë

Balluku: Ne kemi nisur fushatë sensibilizuese me kryetarët e bashkive dhe ujësjellësit për performancën financiare, ne i kemi sugjeruar dhe kemi pilotuar përdorimin e fotovoltaikëve si në Bashkinë Belsh. Bashkia e Tiranës në 2015 ka pasur borxhin më të madh në histori 410 mln lekë, sot bashkia paguan jo vetëm shumë që harxhon tani por paguan edhe këstet e detyrimeve të krijuara nga zoti Basha.

LAJMI KRYESOR: Kredia e OSHEE, ikin dritat në Kuvend! Çela qesh, Balluku sherr me Agalliun: Jo foto

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku komisioni i ekonomise belinda balluku komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll