Politike

VD-Çela: Zbuluam 2 ‘ferma’ Bitcoin në Tiranë dhe Fushë Krujë, vodhën energji

26 Tetor 2021, 09:52 Nga DOSJA
VD-Çela: Zbuluam 2 ‘ferma’ Bitcoin në Tiranë dhe

TIRANË– Administratori i OSHEE Ardian Çela në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka folur për Bitcoin, pajisje të prodhimit të monedhave virtuale. Ai bëri të ditur se në vendin tonë, janë zbuluar dy ‘ferma’ Bitcoin. Një është zbuluar në Tiranë dhe një tjetër në Fushë Krujë. Në këto dy vende është konstatuar vjedhja e energjisë e më pas janë marrë masa.


“Për rastin e bitcoin do tu jap këtë informcion. Ne kemi nisur faza e parë e investimit sepse ky shqetësim s’ka qenë vetëm me bitcoin por ka qenë edhe me shtëpitë e barit. Kemi nisur edhe për monitorimin e humbjeve të kompanisë, kemi nisur monitorimin e firdrave, montimin e 1200 smart meter që janë motuar dhe tani jemi në fazën e dytë, blancmiter vendosjen e smart miter në rreth 26 mijë kabina që ka kompania sepse një fider është me kilometra e gjatë. Duke kaluar në fazën e 2 të monitorimit të kabinave ne fillojmë dhe e ngushtojmë rrethin e kërkimit. Sot që flasim kemi evidentuar 2 ferma bitcoin njëra në Tiranë dhe njëra në Fushë Krujë dhe kemi marrë masa edhe ndaj ekipeve që monitoroninnë atë zonë jo vetëm me largim nga puna por I kemi çuar dhe ndjekje oenale. Është një process dhe beteje që kemi përditë me cilindo që vjedh energjinë pra krijon lidhje të paligjshme. Është betejë e përfitshme. Ky është një process që e kemi në qendër të vëmendjes dhe me këtë investimin tjetër që thashë se është në procës dhe me suportin e bankës së eksport import amerikane për ta suportuar këtë lloj investimi , rezultatet do jenë më të mira. Jo çdo gjë bëhet me krahë, pra kërkon dhe investime smart që jemi duke i realizuar”, tha Çela.

LAJMI KRYESOR: Kredia e OSHEE, ikin dritat në Kuvend! Çela qesh, Balluku sherr me Agalliun: Jo foto

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ardian cela ikin dritat ardian cela ikin dritat

Sondazh

Poll