Politike

VD-Helmimi në Krujë, Manastirliu: Ka nisur hetimi (Eviton pyetjet për ujësjellësin)

26 Tetor 2021, 09:48 Nga DOSJA
VD-Helmimi në Krujë, Manastirliu: Ka nisur hetimi (Eviton pyetjet

KRUJË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka evituar çdo pyetje për shkakun e helmimit të 370 qytetarëve në Krujë. Në një prononcim për mediat, ministrja ka dhënë detaje lidhur me numrin e qytetarëve të prekur nga helmimi, duke u shprehur se brenda 24-72 orëve do të dalë përgjigjia zyrtare. Po ashtu ajo ka bërë me dije se spitali ka ujë për shkak të rezervuarëve, të cilat sipas saj janë të kontrolluar.  


“Kam folur me mjekët për gjendjen e tyre. Është situatë e qetë. Nuk ka komplikacione. 370 qytetarë kanë marrë shërbim. Gjithashtu kanë marrë edhe shërbimin sipas protokollit. Janë paraqitur 60 qytetarë edhe sot. Janë nisur për në shtëpi sepse nuk kanë qenë në gjendje të rënduar. Të tjerë po marrin shërbim në pavion, ka adoleshentë dhe të mitur. Sa i përket hetimit, që në momentin e parë që jemi njohur me ngjarjen po kryejmë hetime. Janë duke investiguar në pista. Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve. Hetimi po bëhet në të gjitha aspektet. Po pyeten se çfarë kanë konsumuar. Do të kemi dhe një rezultat nga 24-72 orë nga tani. Do të kemi dhe një raport të detajuar.  Ka trend në ulje të rasteve të shtruara. Kemi ujë në spital sepse operojmë me kazanë dhe janë të verifikuar. Të gjitha masat do të merren dhe do të raportojmë në kohën e duhur. E rëndësishme është që po marrin kujdes mjekësor,”-tha ministrja.

LAJMI KRYESOR: Helmimi masiv në Krujë! Mbi 370 pacientë në spital, mes tyre dhe fëmijë. Nis hetimi

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike helmohen qytetaret e krujes kruje ogerta manastirliu helmohen qytetaret e krujes kruje ogerta manastirliu

Sondazh

Poll