Politike

Rama: Njohja e patentave shqiptare në Gjermani? Jemi në fazën e fundit të miratimit

26 Tetor 2021, 12:37 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria është në fazën e fundit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani. Gjatë disa replikave me komentuesit e tij në rrjete sociale, Rama i ka sqaruar se procesi duhet tanimë që të marrë vendimi në Bundesrat, dhoma e landeve te Gjermanisë!

REPLIKAT E RAMËS ME KOMENTUESIT:

Komentuesi: Me mire te ishin te shkaterruara nga jashte dhe te forta nga brenda, sesa keshtu, ku u beni ambjente luksoze, por te mbyt korrupsioni, injoranca, militantizmi e nepotizmi. Gjithsesi ti vazhdo tu japesh ushqim shpirteror kokebosheve qe te ndjekin. Ne fund te fundit nuk ke shume faj. Ata qe te kane vene dhe mbajne aty ku je, keshtu ta kerkojne ta luash pjesen.

Edi Rama: Kush merr sherbime sot ne institucionet e Drejtorise se Transporteve e di mire se nuk te mbyt as korrupsioni, as injoranca, sepse sherbimet kalojne permes sistemeve digjitale qe nuk njohin as militante as kusherinj! Dhe kaq e vertete eshte kjo, sa qe e provon fakti qe procesi i njohjes se patentave shqiptare ne Gjermani, gje qe as nuk mendohej dot deri disa vite me pare, sot eshte ne fazen e fundit te miratimit ne Bundesrat, dhoma e landeve te Gjermanise! Sharjet e perqeshjet nuk jane argumenta.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama gjermani patentat shqiptare ne gjermani edi rama gjermani patentat shqiptare ne gjermani

Sondazh

Poll