Politike

VD-E përuroi Rama! Manastirliu ikën ‘me vrap’ kur pyetet për ujësjellësin e Krujës

26 Tetor 2021, 10:02 Nga DOSJA
VD-E përuroi Rama! Manastirliu ikën ‘me vrap’ kur pyetet

KRUJË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk flet për pasojat që ka sjellë ujësjellësi i Krujës në të gjithë rrethinën. Teksa vizitoi të sëmurët në spital, e bëri me dije për mediat se numri i të helmuarve gjithsej është 370 persona, mes tyre edhe fëmijë, nuk jep asnjë koment për ujësjellësin.

Madje dhe ironizon gazetarët që e pyetën. Pasi përfundoi me propagandën duke shprehur vullnet të madhe për zbardhjen e shkaqeve, ministrja u largua me nxitim kur u pyet lidhur me përurimin e ujësjellësit, duke e dhënë përgjigjen nën zë.


BISEDA NË KRUJË:

Pyetje: Po ujësjellësi u përurua gjatë fushatës…

Manastirliu: Edhe këtu do e fusni fushatën elektorale po hajde.

Po në fakt! Sepse ujësjellësi i përuruar nga vetë kryeministri Edi Rama ka çuar për më pak se 2 ditë, 370 qytetarë në spital.

LAJMI KRYESOR: Helmimi masiv në Krujë! Mbi 370 pacientë në spital, mes tyre dhe fëmijë. Nis hetimi

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike helmohen qytetaret e krujes kruje ogerta manastirliu helmohen qytetaret e krujes kruje ogerta manastirliu

Sondazh

Poll