Politike

“Shërbeva përulësisht”, Koka nostalgjik për 28-vjetorin e themelimit të PS-së: Shënjoi jetën time, pata fat…

13 Qershor 2019, 11:27 Nga DOSJA
“Shërbeva përulësisht”, Koka nostalgjik për

TIRANË– Lefter Koka ka uruar Partinë Socilaiste me rastin e 28-vjetorit të themelimit të saj.

Në një status në Facebook, ish-ministri i LSI-së që doli kundër vendimit të saj dhe nuk pranoi të digjte mandatin, ka kujtuar fillimet e tij në politikë që nisën pikërisht me Partinë Socialiste.

Ai shkruan se vitet që ka qenë në PS, kanë qenë vitet më të paharrueshme për të dhe u kujton si një nga eksperiancat më të vyera për të.

Në 28 vjetorin e Partisë Socialiste, nuk mund të mos kisha një moment reflektimi dhe kthim pas ndër vite, për të shprehur sot veç mirënjohje.

Kjo Parti shënjoi hyrjen time në politikë dhe kontributi në të shënjoi thellë jetën time. Pata fatin që për vite të tëra të bashkëpunoja ngushtë me njerëz intelektualë e vizionarë, të cilët lanë gjurmë të thella te unë dhe sot shpesh më shërbejnë si udhërrëfyes.

Nuk mund në këtë ditë të lë pa përmendur vitet më të paharrueshme të jetës sime, kur drejtoja Bashkinë Durrës. Ende sot ngelet një eksperiencë e vyer për mua, më e bukura pa asnjë dyshim, ku jo vetëm njoha qytetin tim ku u linda dhe u rrita, po i shërbeva përulësisht pa asnjë kusht bashkëqytetarëve të mi.

Gëzuar ditën tuaj, me besimin se Partia Socialiste e Shqipërisë do të vijojë të japë kontribut të vyer në rrugën e integrimit të vendit tone,”- shkruan Koka.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 28 vjetori i themelit te ps lefter koka 28 vjetori i themelit te ps lefter koka

Sondazh

Poll