Aktualitet

Makina e djegur? Hoxha zbërthen skemën e vrasjes së Backës: Pa lidhje! U përdor…

25 Tetor 2021, 12:29 Nga DOSJA
Makina e djegur? Hoxha zbërthen skemën e vrasjes së Backës:

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur skemën e ekzekutimit të biznesmenit Demir Backa në Fier, i cili u qëllua për vdekje brenda makinës së tij. Sipas gazetarit Hoxha, i ftuar në “ABC”, ata që kanë kryer vrasjen, nuk kanë asnjë lidhje me makinën e djegur që u gjet në një fshat në dalje të Fierit. Plani është aq i mirëmenduar, saqë autorët e vrasjes dhe porositësit paguar vetëm për djegien e makinës për të krijuar konfuzion te Policia. Por në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur.

“Ngjarja është raportuar nga qytetari digjital si një qytetar i dhunuar. I ka kapur grupi që kontrollonte territorin. Unë mendoj se është e rëndësishme të prevalojë gjakftohtësia dhe qetësia. Edhe në Fier i zgjidhin vetë problemet. Kemi të bëjmë një familje që janë shumë të fuqishëm financiarisht. Janë shqiptarët e Kosovës të vendosur në Fier dhe janë bërë shumë të fuqishëm. Personat që janë goditur i kanë të gjitha mundësitë për të krijuar një zinxhir që do kishte pasoja. Aty thuhet kanë ikur në drejtim të Vlorës. Po kush i pa që kanë ikur në drejtim të Vlorës. Makina e atentatit çohet në një drejtim tjetër ndërsa makina është çuar në drejtim tjetër. Ata kanë ikur në drejtim të fshatit Daullas. Fieri është një qytet që ka më shumë hyrje dhe dalje në Shqipëri. Ngjarjet në Fier janë shumë të sofistikuara. Ai që ka djegur makinën ka pasur vetëm atë detyrë, të djegë atë makinë,”- tha Hoxha.

Më tej, Hoxha tha se edhe target e makinës që u gjet ishin një mesazh, sepse edhe origjina e viktimës është nga Kosova.

“Makina është me targa të Kosovës sepse viktima është me origjinë nga Kosova  Subjekti ku ka ndodhur ngjarja ka kamera sigurie. Kemi të bëjmë me organizatorë, financues dhe ekzekutorë. Nëse kapen autorët ti nuk shkon dot te porositësi dhe te financuesi. Ngjarjet e fundit, kanë dëshmuar se kemi vrasës me pagesë që nuk janë kapur. Në rastin e Backajve është e vështirë të përdorësh vrasës lokalë. Duhet të ndërtosh një skemë që të jetë më e vështirë për t’u zbuluar. Policia do ketë avantazh nëse i bind familjarët të bashkëpunojnë. Kjo ka hapur probleme të mëdha në Fier. Palët e përfshira kanë para, logjistikë, burime njerëzore të mëdha. Kanë lidhje te forta në politikë në gjyqësor. Prandaj Fieri është aq i ndërlikuar. Sepse është i ndërlidhur me shumë interesa. Ekzekutimi në atë formë është jashtë rregullatorit të asaj që ndodhte deri tani në Fier. Në Fier që dje ka pasur një formë rivlerësimi të masave të sigurisë. Njerëzit në qytet janë spostuar në zonat e veta,”-shtoi ai.

57-vjeçari, ndonëse nuk ndërroi jetë në vend, nuk mundi t’i mbijetojë mbi 15 plumbave në drejtim të tij dhe humbi jetën rrugës për spital. Backa, është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit Medi Backa, i njohur si Buc Backa, i vrarë në 1997-ën, bashkë me 23 persona të tjerë, në masakrën e Levanit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha demir backa vrasja e demir backes vritet demir backa artan hoxha demir backa vrasja e demir backes vritet demir backa

Sondazh

Poll