Aktualitet

Grabitësit në Nikël/ Çangut i morën të vëllanë peng për disa orë dhe 450 mijë euro

25 Tetor 2021, 11:13 Nga DOSJA
Grabitësit në Nikël/ Çangut i morën të

Biznesmeni Nazmi Çangu kaloi një natë terrori në banesën e tij në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, ku dhjetë persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i morën jo vetëm për disa orë të vëllanë peng, por edhe mbi 450 mijë euro të siguruara nga shitja e disa pronave. Burime konfidenciale për Top Channel, thanë se biznesmenit nga Nikla, pasi i morën të vëllanë peng për disa orë, të cilin e liruan vetëm në orët e para të ditës së hënë, arritën t’i grabisnin edhe një shumë të madhe parash, mbi 450 mijë euro që ishin siguruar nga shitja e disa pronave, truall dhe ambiente të ndryshme.

Vetë Çangu ka treguar fillimisht se pasi i futen bashkëshorten, vajzen dhe një shoqe të saj në një dhomë, atë e kanë lidhur dhe torturuar që të tregonte çelësin e kasafortës.

Sipas tij, grabitësit i janë shfaqur në dhomën e gjumit, ku i janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit. Ai është përleshur me ata dhe tregon se ka identifikuar të folurën e tyre, si banorë të zonës së Kurbinit a Malësisë së Krujës.

Një gjë është e sigurt, që grabitësit e njihnin mirë familjen Çangu, pasi dhe fëmijëve u janë drejtuar në emër, po Nazmiu thotë se nuk ka ende dyshime konkrete.

Grabitësit kanë gjetur një shumë prej 8 mijë eurosh dhe çelësat e shtëpisë e të kasafortës mbi raftin e dhomës së gjumit. Më pas kanë marrë gjithçka në kasafortë, mbi 450 mijë euro, si dhe bizhuteri të shtrenjta. Kanë vjedhur edhe një nga dy armët e gjahut që Nazmiu mbante me leje dhe janë larguar nga pjesa e pasme e shtëpisë, duke u marrë celularët dhe mbyllur derën e jashtme, për të vonuar njoftimin e policisë.

Në kamerat e sigurisë së saj është fiksuar një person që hyn në oborr, duke kapërcyer avllinë dhe kalon në pjesën e pasme të shtëpisë për të lehtësuar hyrjen e grabitësve të tjerë nga dera e pasme.

Nga hetimet e para rezulton se grabitësit janë kujdesur të mos lënë pas gjurmë, ndërsa Nazmiu dhe familja e tij presin drejtësi për ngjarjen e rëndë.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet nazmi cangu grabitja ne nikel nazmi çangu dhunohet nazmi cangu grabitja ne nikel nazmi çangu

Sondazh

Poll