Bota

La të miturën të vdiste nga etja, dënohet me 10 vjet burg gjermania pjesë e IS

25 Tetor 2021, 12:51 Nga DOSJA
La të miturën të vdiste nga etja, dënohet me 10 vjet burg

GJERMANI- Një muslimane gjermane e konvertuar, e cila iu bashkua grupit të Shtetit Islamik në Irak, është dënuar me 10 vjet burg në Mynih për vrasjen e një vajze jezide që ajo dhe burri i saj kishin blerë si skllave.

Sipas BBC, Jennifer Wenisch u gjykua si bashkëpunëtore e një krimi lufte, pasi qëndroi pranë kur burri i saj e la pesëvjeçaren të vdiste nga etja, e lidhur me zinxhirë jashtë në diell.

Burri i Wenisch, një xhihadist irakian, po gjykohet në Frankfurt dhe vendimi për bashkëshortin, Taha al-Jumailly, pritet muajin e ardhshëm.

Wenisch, 30 vjeç, e mohoi akuzën. Avokatët e saj thanë se nëna e fëmijës, Nora ishte një dëshmitare jo e besueshme dhe ata pretenduan se nuk kishte prova se vajza kishte vdekur në të vërtetë. Nora dhe vajza ishin skllavëruar nga IS, së bashku me shumë gra të tjera.

Ky është një nga rastet e para të një krimi të IS kundër komunitetit Yazidi që do të gjykohet. Yazidi është një grup kurd nga Iraku verior, të cilët ishin një objektiv i veçantë i brutalitetit të IS.

Wenisch doli në gjyq në Gjermani për shkak të parimit ligjor të juridiksionit universal, i cili lejon ndjekjet penale për krimet e dyshuara të luftës, përfshirë gjenocidin, që ndodhin jashtë shtetit. Ajo u arrestua në Turqi në vitin 2016, më pas u ekstradua në Gjermani, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Në vitin 2014, luftëtarët e IS-it hynë në qendër të stërgjyshërve të popullit jazidi në Irakun verior, duke kapur mijëra gra dhe fëmijë si skllevër.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gjermanet e isis jennifer wenisch gjermanet e isis jennifer wenisch

Sondazh

Poll