Bota

Zgjedhjet lokale/Gjykata Supreme e Kosovës vendos sot mbi rivotim në Han të Elezit

25 Tetor 2021, 09:19 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale/Gjykata Supreme e Kosovës vendos sot mbi rivotim në

KOSOVË– Gjykata Supreme e Kosovës ditën e sotme pritet që të marrë një vendim për ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që Komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Sipas avokatit, Faton Fetahi, PDK-ja ka paraqitur ankesën e vet brenda afatit ligjor dhe konform rregullave.

Mund të konfirmoj se brenda afatit ligjor e kam deponuar ankesën dhe shresoj që ankesa sot të marrë epilog”, ka deklaruar Fetahi.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Gjykata Supreme merr vendim në afatin prej 72 orëve, pas paraqitjes së ankesës.

Mund të apelohet vendimi i PZAP-it, sikurse që PZAP-i mund të rishikojë cilindo nga vendimet e marra, pas prezantimit të fakteve të reja nga pala e interesuar. Ankesa në Gjykatën Supreme të Kosovës mund të paraqitet brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i marrjes vendimit nga PZAP-i , në rast se gjoba e përfshirë është më e lartë sesa pesëmijë (5.000) Euro ose në rast se çështja prek një të drejtë themelore. Gjykata Supreme vendos në afatin prej shtatëdhjetedy (72) orëve pas paraqitjes së apelit”, bëhet e ditur në Ligj.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit dhe mbështetjes së votuesve.

Ankesën në PZAP e ka bërë kryetari aktual i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili kishte deklaruar se sipas vëzhguesve të subjektit të tij të pavarur, kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Mehmet Ballazhi, dhe kandidatët për kuvend komunal të këtij subjekti kishin vizituar të gjitha vendvotimet në Han të Elezit dhe disa lokacione tjera duke i takuar qytetarët dhe duke i kërkuar që të votojnë numrin 177 dhe numrat e kandidatëve për kuvend komunal.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora gjykata supreme e kosoves rufki suma zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 gjykata supreme e kosoves rufki suma zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2021, 06:39

Si funksionojnë armët që përdoren në filma?

Drejtorja e fotografisë Halyna Hutchins vdiq më 21 tetor pasi aktori Alec Baldwin shkrepi armën e zjarrit, që përdoret në industrinë e filmave, gjatë xhirimeve ...

Bota 25 Tetor 2021, 06:28

Gjermania forcon kontrollin kufitar me Poloninë

Duke pasur parasysh faktin që mijëra refugjatë dhe emigrantë po lëvizin nga Bjellorusia për në Poloni, e më pas në Gjermani, ministri i Brendshëm gjerman Horst ...