Bota

“U thye mallkimi i Ali Pashës”, pas 218 vitesh hapet në Souli shtëpia e Tzavelas

25 Tetor 2021, 11:30 Nga DOSJA
“U thye mallkimi i Ali Pashës”, pas 218 vitesh hapet në

GREQI– Zjarri u ndez sërish në oxhakun e shtëpisë së shefit legjendar, Lambros Tzavelas, duke thyer ‘mallkimin’ e Ali Pashës për Soulin (1803) dhe duke shënuar fundin e lumtur të një përpjekjeje të vështirë të nisur nga pasardhësit e tij 36 vjet më parë.

Sipas Protothema, të dielën në Souli, “Tzeveleiko”, siç e quajnë populli i Soulit, rezidencën e Lambros Tzavelas, hapi zyrtarisht dyert e saj, duke strehuar tashmë reliket historike në duart e pasardhësve aktualë të heroit.

Shiritin e inaugurimit e prenë ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Alkiviadis Stefanis dhe Lambros Tzavelas, pasardhësi i 7-të shefit legjendar, që kishte vendosur si synim jetësor restaurimin dhe hapjen e banesës stërgjyshore.së stërgjyshit.

Sipas të dhënave, Ali Pasha kur pushtoi Soulin në 1803, tha se nuk do ta pinte më kurrë çajin në oxhakun e Soulitikos dhe ai nuk do të ndfizej kurrë, gjë që nga vendasit u konsiderua si mallkim.

Përpjekja për restaurimin e shtëpisë historike nuk ishte një proces i lehtë, pasi të gjitha ndërhyrjet u kryen pas lejeve dhe sugjerimeve përkatëse të shërbimit arkeologjik kompetent, pasi zona historike e Soulit është e mbrojtur.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ali pashë tepelena alkiviadis stefanis lambros tzavelas ali pashë tepelena alkiviadis stefanis lambros tzavelas

Sondazh

Poll