Bota

‘Nuk mund ta shpëtojë Vuçiç’, Komshiq për vizitën e Dodik në Beograd

25 Tetor 2021, 09:30 Nga DOSJA
‘Nuk mund ta shpëtojë Vuçiç’, Komshiq

SERBI– Kryetari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq ka komnetuar takimin e zhvilluar në Beograd ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe anëtarit serb të Presidencës së BeH, Millorad Dodik.

Sipas Komshiq, Dodikun nuk mund ta shpëtojë Vuçiçi, por vetëm miratimi i ndryshimeve në Ligjin Zgjedhor të BeH-së sipas dëshirës së HDZ-së, e cila mbështetet nga Rusia, që do të nënkuptonte fundin e perspektivës së NATO-s në BeH.

Dodikun nuk e shpëton dot Vuçiçi, pavarësisht se sa e ka kundërshtuar vendosjen e sanksioneve, sepse për sanksionet e shpallura nuk vendos dhe as nuk mund t’i ndalë nëse fillon me to. E vetmja gjë që e shpëton Dodikun dhe planin e tij për ta shpërbërë shtetin është miratimi i kërkesave anti-qytetëruese të HDZ-së për ndryshime në ligjin zgjedhor, që nuk do të thotë gjë tjetër veçse vrasje jo vetëm të perspektivës evropiane, por edhe më e rëndësishme, e asaj të NATO-s në BeH. Rusia mund t’i fërkojë duart me kënaqësi, dhe kjo do ta forconte më tej politikën separatiste të Dodikut”,- tha Komshiq.

Sipas tij diçka e tillë do të çonte në shpërbërjen e sigurt të shtetit, “që është synimi i politikës së Dodikut”.

Diçka e tillë çon në shpërbërjen e sigurt të shtetit të BeH. Ekstremizmi dhe dhuna e Dodikut janë pikërisht rezultat i sistemit etniko-totalitar. Nëse proceset politike në BeH shkojnë në atë drejtim, kjo do të thotë shpërblim për çdo formë të veprimit destruktiv politik. Të gjithë ata që janë për shtetin e BeH, besoj se janë të vetëdijshëm për këtë. E ardhmja e BeH gjithashtu varet nga mënyra se si ne të gjithë do të pozicionohemi së bashku dhe do të jetë pikërisht ashtu siç e kemi merituar”,- u shpreh Komshiq.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni alesander vucic marredheniet serbi-bosnje hercegovine millorad dodik zheljko komshiq alesander vucic marredheniet serbi-bosnje hercegovine millorad dodik zheljko komshiq

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2021, 06:39

Si funksionojnë armët që përdoren në filma?

Drejtorja e fotografisë Halyna Hutchins vdiq më 21 tetor pasi aktori Alec Baldwin shkrepi armën e zjarrit, që përdoret në industrinë e filmave, gjatë xhirimeve ...