Bota

I çuan zarfin me plumb, kërcënohet kryeministri slloven dhe ministri i mbrojtjes

25 Tetor 2021, 10:06 Nga DOSJA
I çuan zarfin me plumb, kërcënohet kryeministri slloven dhe

SLLOVENI– Kryeministri slloven, Janez Jansa ka marrë një zarf në të cilin ai dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje. Të njëjtin kërcënim e ka marrë edhe ministri i Mbrojtjes, Matej Tonin dhe një partner i vogël i koalicionit në qeverinë e Janshës.

Sipas televizionit “Slovenska”, kryeministri slloven ka marrë një kërcënim të drejtpërdrejt me anë të një zarfi të dërguar në shtëpinë e tij.

Lajmi fillimisht është publikuar fillimisht nga portali Siol.nez dhe televizioni Nova24.tv, media e afërt me qeverinë e Jansës dhe është transmetuar nga media të tjera sllovene. Më pas lajmi është konfirmuar dhe nga zyra e kryeministrisë dhe policia po heton rastet.

Mediat raportuan se Jansha dhe Tonin morën letra në adresat e tyre të premten që përmbanin kërcënime me vdekje dhe në të cilat kishte “municion të një kalibri më të madh” dhe se anëtarët e familjes së Jansës janë kërcënuar gjithashtu.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota janez jansa kercenohet kryeministri slloven matej tonin janez jansa kercenohet kryeministri slloven matej tonin

Sondazh

Poll