Bota

Vrasja e 20-vjeçarit rom nga policia greke, si u zhvillua ngjarja minutë pas minute

25 Tetor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Vrasja e 20-vjeçarit rom nga policia greke, si u zhvillua ngjarja

GREQI– Një 20-vjeçar i komunitetit rom mbeti i vrarë ditën e premte nga policia greke. Ai së bashku me dy persona të tjerë, ndër të cilët njëri adoleshent, tentuan t’i iknin policisë me makinën që kishin vjedhur. Drejtuesi 20-vjeçar i makinës përplasi më pas motoçikletat e policisë, gjë që çoi edhe në të shtënat me armë, duke i marrë kështu jetën. Mediat greke kanë zbuluar disa detaje të tjera nga ngjarja ditën e sotme.

Patrullat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Greqi, u urdhëruan të përqëndroheshin në makinat e tipit “Hyundai Accent 1300cc” pasi 17 automjete identike u vodhën në zonën e përplasjes tragjike të policisë me të rinjtë. Gjatë kontrollit mbrëmjen e së premtes, policia identifikoi një makinë të tipit ‘Hyundai’, të ndodhur jashtë një kinemaje. Ata iu vunë në ndjekje me motoçikletat e tyre dhe vunë re që drejtuesi i automjetit filloi të shkelte rregullat rrugore dhe të kalonte me semafor të kuq. Policia iu dha urdhër të ndalonin në këtë pikë, por të rinjtë nuk u bindën. Ndjekja vazhdoi për rreth 20 minuta, derisa 20-vjeçari që po drejtonte makinën hyri në një rrugë të bllokuar dhe u kthye pas duke përplasur motoçikletat e forcave të policisë. Pas këtij veprimi, efektivët e policisë kanë qëlluar me rreth 38 plumba drejt makinës së vjedhur, ku edhe mbeti i vdekur 20-vjecari. Ata kanë komunikuar më pas me qendrën operative për t’i njoftuar për situatën.

Sekretari i Përgjithshëm i Gardës Speciale, Stratos Mavroidakos, u shpreh se qëllimi i ekipit DIAS nuk është të marrë jetë njerëzish, por t’i mbrojë ata. Ai theksoi se policia nuk mund të ndërpresë ndjekjen e një mjeti të dyshimtë, nëse nuk dihet në drejtuesi i mjetit apo pasagjerët janë përgjegjës për një krim, një kundravajtje apo çfarëdo problemi tjetër që mund të hasin.

Shumë pjesëtarë të komunitetit rom kanë organizuar protesta duke bllokuar rrugët kryesore në qytete të ndryshme. Në Aspropyrgos dhe Selanik pati tensione nga grupe njerëzish që protestonin për mënyrën se si vepronte DIAS në Perama. Rreth 30 persona kanë djegur goma në rrugë dhe kanë shkaktuar incidente në rafineritë e Aspropirgos gjatë prostestave të së shtunës.

Burimi: Protothema

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni 20 vjecari rom ne greqi greqi vritet 20 vjecari rom ne greqi 20 vjecari rom ne greqi greqi vritet 20 vjecari rom ne greqi

Sondazh

Poll