Bota

Mbahet sot gjykimi në Hagë ndaj Gucatit dhe Haradinajt, vijon dëshmia e Pumper

25 Tetor 2021, 08:53 Nga DOSJA
Mbahet sot gjykimi në Hagë ndaj Gucatit dhe Haradinajt, vijon

HAGË– Ditën e sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Sot pritet të vijojë dëgjimi i Zenka Pumper, e cila  është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokuronit të Specializuar e cila është dëgjuar të premten për ditën e katërt me radhë.

Në shtator 2020, hetueses së ZPS-së, Zenka Pumper i ishte kërkuar që të shqyrtojë dokumentet që pretendohen të jenë sekuestruar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilat pastaj ajo i ka ndarë në paketa 1, 2 dhe 3.

Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka pyetur dëshmitaren e ZPS-së rreth paketës 3 në të cilën ka dokumente të klasifikuara si konfidenciale, për çka ajo ka thënë se nuk e di kush i ka klasifikuar ato si konfidenciale.

Ish-krerët e UCK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora gjyqi ndaj ovl hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj zenka pumper gjyqi ndaj ovl hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj zenka pumper

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2021, 06:39

Si funksionojnë armët që përdoren në filma?

Drejtorja e fotografisë Halyna Hutchins vdiq më 21 tetor pasi aktori Alec Baldwin shkrepi armën e zjarrit, që përdoret në industrinë e filmave, gjatë xhirimeve ...

Bota 25 Tetor 2021, 06:28

Gjermania forcon kontrollin kufitar me Poloninë

Duke pasur parasysh faktin që mijëra refugjatë dhe emigrantë po lëvizin nga Bjellorusia për në Poloni, e më pas në Gjermani, ministri i Brendshëm gjerman Horst ...