Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis numërimi i votave të personave me aftësi të kufizuar

25 Tetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis numërimi i votave të

KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë planifikon që gjatë ditës së sotme të numërojë votat e personave me aftësi të kufizuar.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Gjatë ditës së sotme planifikojmë të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen paraprakisht për orën e fillimit të numërimit”, ka deklaruar Elezi.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, dje në mbrëmje ka përfunduar numërimi i votave me postë nga disapora. Nga totali i votave të ardhura nga diaspora, Lidhja Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku ka arritur që të marr më shumë vota se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, se PDK-ja e Memli Krasniqit dhe se AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Nga totali i votave të diasporës, LDK-ja ka marrë gjithsejtë 3 mijë e 158 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm 2 mijë e 692, AAK-ja e Haradinajt rreth 1 mijë e 500 derisa PDK-ja ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota. Gara më e ngushtë me votat e diasporës ka qenë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove lumir abdixhiku valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove lumir abdixhiku valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2021, 06:39

Si funksionojnë armët që përdoren në filma?

Drejtorja e fotografisë Halyna Hutchins vdiq më 21 tetor pasi aktori Alec Baldwin shkrepi armën e zjarrit, që përdoret në industrinë e filmave, gjatë xhirimeve ...

Bota 25 Tetor 2021, 06:28

Gjermania forcon kontrollin kufitar me Poloninë

Duke pasur parasysh faktin që mijëra refugjatë dhe emigrantë po lëvizin nga Bjellorusia për në Poloni, e më pas në Gjermani, ministri i Brendshëm gjerman Horst ...