Bota

Kulisat nga Koreja e Veriut: A organizoi motra e vogël e Kim Jong Un grusht shteti?

25 Tetor 2021, 07:53 Nga DOSJA
Kulisat nga Koreja e Veriut: A organizoi motra e vogël e Kim Jong Un grusht

SEUL– Inteligjenca e Koresë së Jugut mohon raportin e gazetës amerikane se Kim Yoo Jong, motra e vogël e diktatorit të Koresë së Veriut, organizoi një grusht shteti për t’i marrë pushtetin. Shërbimet sekrete të Koresë së Jugut fqinje (NIS) kanë mohuar lajmin e publikuar më 23 tetor, fillimisht në tabloidin amerikan Globe dhe më pas në të gjithë botën.

Sipas Globe, Kim Yoo-jong, 34 vjeç, “krahu i djathtë” organizoi një grusht shteti midis 6 majit dhe 5 qershorit duke shpjeguar edhe mungesën mediatike të Kim Jong Un. Por mesa duket asgjë nuk qëndron, pasi ishte vetë Kim, ai që ia dorëzoi motrës pjesën më të madhe të pushtetit. E gjitha për të larguar stresin nga vetja.

“Kim Jong Un ende ushtron pushtetin absolut, por në krahasim me të kaluarën, ai po transferon disa nga pushtetet e tij ngadalë. Kim Yo Jong është de fakto e dyta në komandë,”- tha deputeti i opozitës Ha Tae Kyung në gazetën Korean Herald.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kim jong un kim yoo jong korea e veriut kim jong un kim yoo jong korea e veriut

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2021, 06:39

Si funksionojnë armët që përdoren në filma?

Drejtorja e fotografisë Halyna Hutchins vdiq më 21 tetor pasi aktori Alec Baldwin shkrepi armën e zjarrit, që përdoret në industrinë e filmave, gjatë xhirimeve ...

Bota 25 Tetor 2021, 06:28

Gjermania forcon kontrollin kufitar me Poloninë

Duke pasur parasysh faktin që mijëra refugjatë dhe emigrantë po lëvizin nga Bjellorusia për në Poloni, e më pas në Gjermani, ministri i Brendshëm gjerman Horst ...