Sport

Mourinho ndëshkon ‘shkaktarët’ e humbjes: “Pesë tribunë? E vështirë të falet”…

25 Tetor 2021, 09:48 Nga DOSJA
Mourinho ndëshkon ‘shkaktarët’ e humbjes: “Pesë

ITALI – “Pse lashë pesë nga lojtarët që ishin në fushë në ndeshjen e të enjtes në Norvegji për Conference League në tribunë? Më vendosën në një situatë të vështirë, sepse ato janë gjëra dhe mesazhe në dhomat e zhveshjes.

Dhe kjo, duke pasur këtë stol plot e fëmijëve, ishte një mesazh i rëndësishëm. Ndeshja në Norvegji ka mbetur në historinë time dhe është e vështirë për mua ta fal.”

Kështu është shprehur José Mourinho në mikrofonat e Dazn-it pas ndeshjes Roma-Napoli, kur u pyet për vendimit të tij, për të mos patur në pankinën lojtarët Reynolds, Kumbulla, Borja Mayoral, Villar dhe Diawara, por i kishte ngjitur ata në tribunë.

Por, të paktën, ‘Mou’, edhe pse disi drastic në qëndrimin e tij për këtë takim, synon t’i rikuperojë ata? “Sigurisht, – u përgjigj ai, – ata nuk janë lojtarë që kanë një kryq para fytyrave të tyre dhe çdo gjë ka mbaruar, absolutisht jo,”- është shprehur portugezi, duke lëshuar një reze drite në tunelin e errët për ‘shkaktarët’ e humbjes në Norvegjji.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport borja mayoral josë mourinho kumbulla ndeshjen e të enjtes në norvegji pas ndeshjes roma-napoli për conference league. reynolds villar dhe diawara borja mayoral josë mourinho kumbulla ndeshjen e të enjtes në norvegji pas ndeshjes roma-napoli për conference league. reynolds villar dhe diawara

Sondazh

Poll