Sport

Ish-mbrojtësi, Patrice Évra zbulon se është sulmuar seksualisht kur ishte 13 vjeç…

25 Tetor 2021, 09:15 Nga DOSJA

FRANCE Ndërkohë që i ka dhënë lamtumirën futbollit, për pak më shumë se dy vjet, Patrice Évra tregon në autobiografinë e tij “I love this game”, që do të publikohet më 28 tetor. Por e përditshmja britanike “The Times”, ka botuar fragmente nga libri, ku ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Francës, tregon se ai ka qenë viktimë e sulmit seksual nga drejtori i kolegjit kur ishte 13 vjeç. ‘Xhelati’ i tij, veprimet e të cilit i kishte mbajtur të fshehta derisa u zhyt në shkrimin e librit.

“Duke besuar se isha në gjumë, ai kaloi duart poshtë jorganit tim dhe u përpoq të më prekte,- shkruan në autobiografinë në fjalë ish-mbrojtësi i Monakos, Manchester United apo edhe Juventusit.

E dija se çfarë po bënte ishte e gabuar, kështu që u përpoqa ta largoja dhe ta godisja. Isha i fortë, por kisha frikë… Ai nuk po tallej; ai po përpiqej me çdo kusht të më hiqte pantallonat.

Në errësirë, ai po prekte veten dhe situata e ndezi seksualisht. Natën e fundit në shtëpinë e tij, kur e dinte se do të shkoja në shtëpi, përfundoi me sukses. Më futi p****in në gojë… Unë dua që fëmijët të kenë guximin, të flasin dhe të mos ndihen fajtorë, sepse unë jam ndjerë gjithmonë fajtor”

“Natyrisht, nëna ishte e shkatërruar kur ia tregova ngjarjen. Ishte e vështirë për të… Ajo e kuptoi se diçka nuk shkonte, kur i thashë se nuk doja të flija më te drejtori. Por unë prita deri në moshën 40 vjeçare për të folur me të për këtë,”- thotë Évra.

Ishte një tronditje për të. Ishte shumë e  zemëruar. Ajo më këshilloi për të të mos e future këtë ngjarje në libër, sepse ishte private. Por kur i thashë, që nuk po e bëja për veten time, por për fëmijët e tjerë, ajo e kuptoi,”– shkruhet në librin autobiografik “I love this game” të mbrojtësit Patrice Évra, që pritet të dale në qarkullim gjatë javës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport e përditshmja britanike “the times” ish-mbrojtësi i monakos manchester united apo edhe juventusit moshën 40 vjeçare patrice evra e përditshmja britanike “the times” ish-mbrojtësi i monakos manchester united apo edhe juventusit moshën 40 vjeçare patrice evra

Sondazh

Poll