Sport

Laçi emëron trajner një emër të madh, ish-in e Tiranës

25 Tetor 2021, 06:45 Nga DOSJA
Laçi emëron trajner një emër të madh, ish-in e

TIRANE – Klubi i Laçit me trajner të ri pas largimit të malazezit Vukicevic. Pavarësisht suksesit 0-1 përballë Kastriotit nën drejtimit e Sero Nokës, presidenti i kurbinasve, Pashk Laska, kishte plane të tjera për stolin.

Këtë të dielë, klubi laçian ka zyrtarizuar emrin e ri dhe bëhet fjalë jo për një emër dosido. Do të jetë Mirel Josa, trajneri me shumë përvojë në Superiore, që do të kërkojë të arrijë objektivat me kurbinasit, të cilët në gjashtë ndeshje kanë grumbulluar vetëm pesë pikë.

Mirel Josa ka drejtuar skuadra me emër në kampionatin shqiptar. Ai ka fituar 5 tituj kampion në elitën e futbollit shqiptar, një më Tiranën (2002-2003) dhe katër radhazi me Skënderbeun, nga viti 2012 deri më 2016-ën.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #superiga laçi mirel josa superiore #superiga laçi mirel josa superiore

Sondazh

Poll