Sport

Solidariteti i Pep: “Ne jemi të kritikuar, më shumë se më të këqijtë në shoqëri”…

25 Tetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Solidariteti i Pep: “Ne jemi të kritikuar, më shumë se

ANGLI – Steve Bruce u largua nga pankina e Newcastle përmes fyerjeve që ka marrë mbi familjen e tij. Edhe ish-asistenti i Guardiolës, Mikel Arteta, që aktualisht drejton “Topçinjtë” e Londrës, ka shprehur shqetësimin, se një klimë e ashpër mediatike po i pengon trajnerët në karrierën e tyre.

Pep këmbëngul, se ai ende e do punën dhe se një pjesë e strategjisë së tij për të përballuar presionin është shmangia e mediave sociale. “Ne jemi tepër të kritikuar, më shumë se më të këqijtë në shoqëri, vetëm për faktin se nuk kemi fituar një ndeshje”,- thotë trajneri i Manchester City.

“Ndonjëherë trajnerët trajtohen më keq se më të këqinjtë, por ndonjëherë kjo është një pasqyrim i shoqërisë. Në rrjetet sociale, të gjithë pranohen të thonë gjëra të tmerrshme”.

Një postim i rrallë, në mediat sociale nga Guardiola është bërë trajnerin e sapo larguar nga pankina e Newcastle: “Për mua Steve Bruce është një zotëri i jashtëzakonshëm. Ai gjithmonë kujdesej për mua kur vija nga Katalonja. I uroj gjithë të mirat dhe do t’i thosha: ‘Mos u kushtoni vëmendje komenteve se janë marrëzi.’ Ai nuk duhet të shqetësohet, sepse njerëzit e njohin mjaft mirë, kjo është ajo që është e rëndësishme. Lojtarët e dinë se çfarë është Steve. I uroj që të kthehet së shpejti, sepse e ka në gjak dashurinë për futbollin”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ish-asistenti i guardiolës mikel arteta pankina e newcastle steve bruce trajneri i manchester city ish-asistenti i guardiolës mikel arteta pankina e newcastle steve bruce trajneri i manchester city

Sondazh

Poll