Aktualitet

“Letër higjienike”, Mziu përplaset me komentuesin: E dua Berishën

24 Tetor 2021, 20:23 Nga DOSJA
“Letër higjienike”, Mziu përplaset me komentuesin: E dua

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është përplasur me një ndjekës në rrjetin social Facebook. Këtë pasdite, Mziu ka postuar një status në lidhje me fiskalizimin ku akuzon qeverinë për dështim në këtë fushë.

Në këtë status një nga ndjekësit e ka konsideruar Mziun të konsumuar dhe e ka krahasuar me letrën higjienike. Por, demokrati nuk e ka lënë pa përgjigje. Në replikën e tij Mziu shkruan se në fakt letër higjienike bëhen frikacakët pasi ai tregon që ka dhënë prova për dashurinë që ka ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Biseda në komente:

Komentuesi: Le o Xhelal se je i konsumuar si letër higjienike

Xhelal Mziu: Unë i konsumuar? Po ti nuk din qëndrimin tim ndaj Berishës! Unë kam dhënë prova se sa  e dua Sali Berishën dhe e dua! Ju që shkruani e doni relativisht. Berisha i din më mirë se sa ju gjërat. Letër higjienike bëhen frikacakët unë kam dhënë prova.

Por, deputeti i PD-së i ka fshirë këto komente më vonë dhe biseda e tij me ndjekësin nuk gjendet më në profilin në Facebook.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore partia demokratike xhelal mziu xhelal mziu me komentuesin partia demokratike xhelal mziu xhelal mziu me komentuesin

Sondazh

Poll