Aktualitet

Gruaja nga Tirana mbron burrin dhunues: I theva vetes shishen në kokë, nga xhelozia

24 Tetor 2021, 20:04 Nga DOSJA
Gruaja nga Tirana mbron burrin dhunues: I theva vetes shishen në kokë,

TIRANË– Një grua në Tiranë u përpoq ta shpëtonte nga hetimi bashkëshortin e saj, duke u justifikuar se frakturat në fytyrë dhe në trup i kishte shkaktuar vetë. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top-Channel se pavarësisht kësaj dëshmie dolën fqinjët që treguan se dhunues ishte i shoqi. 44-vjecari me inicialet E. SH., do të dalë para gjykatës të hënën për akuzën e dhunës në familje dhe nismëtarët e prangosjes së tij janë banorët e pallatit që kërkuan policinë, mbasi dëgjuan britma.

Kur policia mbërriti në banesë dhe gjeti gruan e keqtrajtuar që e dërgoi menjëherë në spital se ajo tentoi ta shpëtoje partnerin nga prangat duke u vetëfajësuar. Sipas Hoxhës, policia përshkruan se ngado në banese kishte sende të thyera dhe gruaja ka shenja në të gjithë trupin. Vetë gruaja tha se mbasi bashkëjetuesit i mbërriti një mesazh i dyshimtë ajo nga xhelozia theu një shishe vere në kokë e më pas u qëllua kudo në supë, kraharor, ballë dhe gjymtyrë.

Pyetjes se si i shkaktoi këto plagë, ajo i përgjigjet “nuk mbaj mend asgjë dhe as që e kam idenë se sa ka qenë ora kur mbërriti policia”. Dhe teksa ajo ka refuzuar të firmose kallëzimin, prokuroria thotë se i ka nisur një seri pyetjesh mjekësisë ligjore për të kuptuar shkencërisht nëse mund të shkaktohen plagë të tilla vetë, edhe pse është e bindur se ajo është dhunuar nga i shoqi, një burrë i proceduar dhe herë tjetër për vepra të tjera.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burri dhunon gruan ne tirane tirane burri dhunon gruan ne tirane tirane

Sondazh

Poll