Aktualitet

VIDEO- Policia arreston sulmuesin gjatë ndeshjes në Kuçovë

24 Tetor 2021, 18:06 Nga DOSJA
VIDEO- Policia arreston sulmuesin gjatë ndeshjes në Kuçovë

KUÇOVË– Sulmuesi i ekipit të Kuçovës Samuel Vrapi është vënë në fund të përballjes së vendasve me Flamurtarin bashkë me të atin e një tjetër tifoz. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Kuçovë. Pamjet e publikuara nga A2CNN tregojnë stadiumin e rrethuar nga policia dhe momentet e shoqërimit.

Por çfarë ndodhi?

Një tifoz nisi të ofendonte dhe babai i sulmuesit Samuel Vrapi, kundërshtoi ofendimet ndaj të birit duke nisur të debatoi me të.

Sapo pa të atin të konfliktohej sulmuesi Vrapi shkoi drejt tribunës duke kërcënuar tifozin, duke detyruar arbitrin t’i tregonte kartonin e kuq për të riun. Ndërsa policia ndërhyri që të qetësonte situatën.

Në dalje të stadiumit, Vrapi priti tifozin të dalë dhe tentoi për ta goditur. Situata u parandalua nga efektivët e policisë, të cilët shoqëruan për në komisariat sulmuesin, të atin dhe tifozin e konfliktuar.

Ngjarja ndodhi në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës, teksa luhej ndeshja Naftëtari-Flamurtari, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Dytë, grupi B. Flamurtari fitoi lehtësisht 0-3.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sulmuesi ne kucove kucove samuel vrapi arrestohet sulmuesi ne kucove kucove samuel vrapi

Sondazh

Poll