Aktualitet

Banorët e ‘5 majit’ protestojnë: Nëse Rama e Veliaj prishin shtëpitë, do e pësojnë

24 Tetor 2021, 17:54 Nga DOSJA
Banorët e ‘5 majit’ protestojnë: Nëse Rama e Veliaj

TIRANË– Banorët e rrugës “5 maji” kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre në këtë zonë, në kuadër të ndërtimit të banesave sociale për të prekurit nga tërmeti. Në një shkresë, banorët janë informauar për këtë vendim të cilin kanë vendosur ta kundërshtojnë publikisht.

“Po më preke këto, shtet a zot a kushdo qoftë nuk i kam marrëdhëniet mirë me ta. Rama, Veliaj t’i vënë gishtin kokës. Nëse dikush vjen e më shkatërron pronën nuk mendoj më se çfarë humbas, por ëfarë do shkatërroj. Po më prishët shtëpinë, do u prish shtëpinë. Do bëj më të keqen e mundshme. Ai që vjen të prishë shtëpitë, qoftë Edi Rama apo Erion Veliaj, të gjithë nëse kanë fëmijë e mbesa, ta mendojnë mirë se nuk e lë me kaq.”-ka thënë një banor për Fax News.

“Ai është edhe frikacak në rradhë të parë. Se po të kishte qenë ashtu do kishin dalë një 10 mijë veta që i bëjnë gropën. Por, ai është frikacak dhe i nxjerr veçmas muaj për muaj për banesa të ndryshme. Ka edhe njerëz të pashkollë që i mashtron. Ata nuk e dinë se po firmosin një akt dhurimi.”-tha një tjetër banor.

Ata shprehen se vendimi u është bërë me dije momentin e fundit, por shtëpitë e tyre nuk kishin pësuar dëmtime gjatë tërmetit. Banorët theksojnë se i kanë edhe të legalizuara.

“Asnjë gërvishtje nuk kam. Kam jetuar aty, s’kam lëvizur asnjë minutë,”- thotë një banor.

“Herë pas here bashkia ngrihet dhe bën mbledhje dhe vendos që pallati do shembet. Nuk e kuptojmë pse nuk vijnë drejtuesit e bashkisë të bisedojnë me ne banorët si është puna, ne jemi njerëz,”- thotë një tjetër banor.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protestojne banoret e 5 majit protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll