Aktualitet

Basha: Do propozojmë një paketë të plotë ndryshimesh kushtetuese

24 Tetor 2021, 15:07 Nga DOSJA
Basha: Do propozojmë një paketë të plotë ndryshimesh

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë me dije se do të propozojë një paketë të plotë ndryshimesh kushtetuese. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ato që ka propozuar deri më tani janë vetëm hapi i parë. Sipas Bashës, këto ndryshime do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve.

“Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE-së. Vendi udhëhiqet nga një njeri dhe një grup njerëzish që kanë vënë interesat e tyre personale, pushtetin e tyre personal dhe lakminë e tyre për t’u pasuruar dhe për ta mbajtur këtë pushtet në mënyrë të paligjshme mbi interesat e çdo shqiptari,”- shkruan Basha.

Partia Demokratike ka depozituar amendamentet në Kuvend. PD propozon ndryshime në Kushtetutë, Vetting të politikanëve, rikthim të koalicioneve si dhe një reform territoriale.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha ndryshimet kushtetuese partia demokratike lulzim basha ndryshimet kushtetuese partia demokratike

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2021, 15:08

MSH: 4 viktima dhe 444 të infektuar në Shqipëri

TIRANË– Katër persona kanë humbur jetën dhe 444 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri. Në bilancin e 24 orë...