Aktualitet

Rama në Egjipt, mediat: I etur për Sisin, do zbatojë ‘metodat e tij’ në Shqipëri

24 Tetor 2021, 17:23 Nga DOSJA
Rama në Egjipt, mediat: I etur për Sisin, do zbatojë

EGJIPT– Mediat egjiptiane kanë pasqyruar udhëtimin e kryeministrit Edi Rama dhe tamkimin e këtij të fundit me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi. Egypt Indipendent shkruan se takimi mes tyre është zhvilluar në Pallatin Presidencial ku u prekën tema të tilla si bashkëpunimi ekonomik, rritja e shkëmbimit tregtar dhe rritja e investimeve reciproke në sektorë të ndryshëm. Ajo që shkuan ndër të tjera media vendase është se kryeministri Rama është shfaqur i etur për të ndjekur hapat e Presidentit Sisi, si dhe dëshiron t’i implementojë ato në Shqipëri.

“Kryeministri shqiptar tha se ishte i etur për të ndjekur zhvillimin e paprecedentë që Egjipti po përjeton nën udhëheqjen e Presidentit Sisi, në vitet e fundit, dhe interesin e vendit të tij për të përfituar nga përvojat frymëzuese egjiptiane në këtë kontekst për t’i zbatuar ato në Shqipëri,”- shkruhet në artikull.

Artikulli i plotë:

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi u takua të shtunën me kryeministrin shqiptar Edi Rama për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin e përbashkët mes dy vendeve. Takimi në Pallatin Presidencial Ittihadeya preku tema të tilla si bashkëpunimi ekonomik, rritja e shkëmbimit tregtar dhe rritja e investimeve reciproke në sektorë të ndryshëm. Zëdhënësi i presidencës egjiptiane Bassam Rady tha se Presidenti Sisi i uroi mirëseardhjen kryeministrit shqiptar dhe shprehu krenarinë e vendit të tij për miqësinë dhe lidhjet historike mes dy kombeve.

Egjipti kërkon të zgjerojë bashkëpunimin e tij me Shqipërinë në fusha të ndryshme, tha ai. Rady shtoi se Sisi e përgëzoi Shqipërinë për marrjen e një vendi jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2022 deri në vitin 2023 dhe vlerësoi se si të dyja vendet janë të harmonizuara në vizionet e tyre për shumicën e çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe koordinimin pozitiv në forume të ndryshme ndërkombëtare. Sisi diskutoi rëndësinë e konsultimeve të rregullta politike me Shqipërinë gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kryeministri shqiptar shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për Presidentin Sisi, duke theksuar forcën e lidhjeve historike midis dy vendeve mike. Ai shprehu aspiratën e vendit të tij për të avancuar bashkëpunimin dypalësh me Egjiptin në të gjitha fushat, veçanërisht në dritën e përpjekjeve të palodhura të Egjiptit për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe rolin kryesor që Egjipti luan në nivelin rajonal në Lindjen e Mesme dhe Detin Mesdhe. Kryeministri shqiptar tha se ishte i etur për të ndjekur zhvillimin e paprecedentë që Egjipti po përjeton nën udhëheqjen e Presidentit Sisi, në vitet e fundit, dhe interesin e vendit të tij për të përfituar nga përvojat frymëzuese egjiptiane në këtë kontekst për t’i zbatuar ato në Shqipëri.

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me ceremoni shtetërore nga autoritetet në Egjipt nga homologu i tij, Moustafa Madbouly. Pas pritjes zyrtare në aeroport, dy kryeministrat janë drejtuar drejt godinës qeveritare, ku nënshkruan edhe 3 marrëveshje në lidhje me bashkëpunimin kulturor mes Egjiptit dhe Shqipërisë. Para mediave bënë me dije se do të hapet një linjë ajrore e drejtpërdrejtë me Kajron dhe Shqipërinë.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama edi rama ne egjipt egypt indipendent edi rama edi rama ne egjipt egypt indipendent

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2021, 15:08

MSH: 4 viktima dhe 444 të infektuar në Shqipëri

TIRANË– Katër persona kanë humbur jetën dhe 444 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri. Në bilancin e 24 orë...