Bota

Mes tyre edhe shumë fëmijë, 128 emigrantë ngecin në detin Mesdhe

24 Tetor 2021, 13:58 Nga DOSJA
Mes tyre edhe shumë fëmijë, 128 emigrantë ngecin në

ITALI – Njëqind e njëzet e tetë emigrantë dhe refugjatë në dy varka rrezikojnë të mbyten në Mesdheun qendror.

Sipas La Republica, në varkën e parë, e cila është mbytur kryesisht, ka gjashtëdhjetë njerëz, ndërsa në të dytën ka gjashtëdhjetë e tetë pasagjerë. Mes tyre, sipas linjës së urgjencës “Alarm Phone”, ka shumë fëmijë që nisën udhëtimin drejt Europës, me prindërit e tyre, në brigjet e Libisë.

“Kanë probleme me motorin dhe po përballen me erëra të forta dhe det të trazuar. Duhet ndërhyrje urgjente”, thoshte njoftimi i Alarm Phone.

Sipas gazetës La Repubblica, në këtë zonë ka turbulenca detare dhe erëra të forta.

Në njëzet e katër orët e fundit, Médecins Sans Frontières ka kryer katër operacione shpëtimi në Sicilinë jugore.

Dje, më në fund, në portin e Pozzalo, gjithmonë në Siçili, zbarkuan katërqind e gjashtë emigrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, Siria dhe Libia.

(m.k/dosja/al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota deti mesdhe emigrantet ne mesdhe libia rmigrantet nga libia deti mesdhe emigrantet ne mesdhe libia rmigrantet nga libia

Sondazh

Poll