Bota

Duke qeshur e nxjerrë gjuhën, djali i prish videon live analistit gjerman

24 Tetor 2021, 13:37 Nga DOSJA
Duke qeshur e nxjerrë gjuhën, djali i prish videon live analistit

SHBA – Jacob Funk Kirkegaard një anëtar i lartë në Fondin Gjerman Marshall (GMF),  ka qënë i ftuar në Bloomberg TV për të diskutuar lidhur me dorëheqjen e presidentit të Bundesbank, Jens Weidmann.

Sipas Ndtv, teksa i ftuari analizonte ndikimin ekonomik të dorëheqjes, djali i tij i vogël u shfaq në sfond, duke kërcyer e duke bërë fytyra qesharake para kamerës.

Impressive job by this young man on @BloombergTV this morning. Proves what I’ve always said: Every report about the Bundesbank should include goofy dancing kids in the background! pic.twitter.com/q28ljEvSJE

— Daniel McDowell (@daniel_mcdowell) October 20, 2021

Fëmija bëri çdo përpjekje për të përqendruar vëmendjen tek ai, duke e shtyrë drejtuesin e TV të pyeste zotin Kirkegaard:  A punon djali juaj për qeverinë greke?

Duke kuptuar se djali i tij ka bërë diçka pas shpinës së tij, Kirkegaard qeshi dhe tha se fëmijët janë shumë të vështirë për t’u kontrolluar.

Duke ndarë një video të incidentit, një përdorues i Twitter-it shkroi: Punë mbresëlënëse e këtij të riu në TV Bloomberg këtë mëngjes. Provon atë që kam thënë gjithmonë: Çdo raport për Bundesbank duhet të përfshijë fëmijë gallatë që kërcejnë në sfond.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota banka gjermane kfv gjermani jens weidmann shba banka gjermane kfv gjermani jens weidmann shba

Sondazh

Poll